3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA

- Advertisement -

Sipërmarrësi kosovar Shkëlqim Devolli është takuar në SHBA me guvernatorin e shtetit të Texasit, Greg Abbott.

Në takimin në Houston, aksionari i Devolli Corporation ka diskutuar me të parin e Texasit për afarizmin e korporatës të cilën e udhëheq dhe investimet që janë duke u bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkëlqim Devolli ka vendosur qendrën logjistike dhe të distribuimit të bizneseve të Devolli Corporation për territorin amerikan në Texas.

Guvernatori Abbott e ka siguruar Devollin se janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën. Ai po ashtu është shprehur shumë i kënaqur me cilësinë e produkteve të korporatës Devolli.

Devolli Corporation është duke shtrirë tutje tregun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po vazhdon eksporti masiv i dyshekëve dhe artikujve të tjerë të brendit Comodita, kurse është i pranishëm edhe me brendin tjetër Prince Coffee House./Scanner/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit