Afaristi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Presidentit Donald Trump.
Aksionari i “Devolli Corporation” ka marrë ftesë nga ekipi organizues i ceremonisë që mbahet në Washington DC, ku Presidenti i 47 i SHBA-së do të japë betimin solemn, para se të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.
Në mesin e personaliteteve të cilët do të jenë më 20 janar në këtë ceremoni janë edhe ish-presidentët amerikanë, kongresistë e senatorë, si liderë politikë dhe liderë të biznesit nga e gjithë bota.
Dita e inaugurimit përfshin një ceremoni zyrtare të betimit, performanca muzikore, paradë festuese dhe një numër ballosh zyrtare.
Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli edhe dy herë të tjera ka pasur rast ta takojë Presidentin amerikan, Donald Trump. Herën e parë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, si dhe me rastin e martesës së bijës së tij, Tiffany me Michael Boulos.