Fenerbahçe vazhdon të jetë aktive në merkato. Pas transferimeve të Dorgeles Nene dhe Edson Alvarez, raportohet se klubi turk ka shfaqur interes për Antonyn, kartoni i të cilit është te Manchester United.
Sipas lajmit të ESPN, Fenerbahçe është gati të shpenzojë 45 milionë euro për të sjellë futbollistin brazilian në skuadër. Klubi anglez duket i gatshëm të përshpejtojë negociatat dhe të përmbyllë transferimin pas kësaj oferte.
Megjithatë, raportohet se Antony nuk e ka të njëjtin mendim. Sulmuesi 25-vjeçar ende nuk është i gatshëm të luajë në Turqi.
Manchester United, që ka kontratë me lojtarin deri në vitin 2027, nuk po mendon ta huazojë.
Nëse Fenerbahçe përfundon transferimin për 45 milionë euro, Antony do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit.
Manchester United e kishte blerë Antonyn nga Ajax në vitin 2022 për 100 milionë euro.