Tammy Abraham shkëlqeu këtë sezon me Romën në Seria A, duke u shndërruar në një lojtarë kyç për verdhekuqtë.
Paraqitjet e tij tashmë kanë rënë në sy të skuadrave të huaja, të cilat duan që të sigurojnë shërbimet e tij, ndërsa janë hedhur në sulm.
Siç raportohet nga mediat e huaja Manchester United dhe Arsenal janë dy nga klubet e Premier League që kanë shfaqur interes për sulmuesin anglez, por diçka e tillë e vështirë të ndodhë pasi tekniku Jose Mourinho nuk do ta lërë të lirë “xhevahirin” e tij, pasi e ka pjesë së projektit për sezonin e ardhshëm.
Në këtë pikë, duket se edhe te Roma kanë ndërmend të kënaqin dëshirën e portugezit dhe kanë refuzuar çdo ofertë për negociata me sulmuesin anglez, i cili është i destinuar të qëndrojë në kryeqytetin italian, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.