2.9 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Shkëlqen Kylian Mbappe me het-trik, Reali në stilin e kampionit e eliminon Man Cityn

- Advertisement -

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen kthyese për ta eliminuar Manchester Cityn, me rezultat të përgjithshëm 6:3 në kuadër të play-offit.

“Los Blancos” ishin të jashtëzakonshëm në “Santiago Bernabeu”, për të fituar me rezultat 3:1.

Kylian Mbappe bëri heroin me tre gola fantastik, që në fakt ishte het-triku i parë në fanellën e Realit për Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm katër minutave, Mbappe realizoi me parabolë pas asistimit të Raul Asencios për të kaluar Realin në epërsi (4’).

Francezi pastaj shënoi një gol tjetër të bukur për të dribluar Jokso Gvardiol dhe tundur rrjetën e Ederson (33’).

Për ta kompletuar het-trikun, Mbappe shënoi nga distanca pas asistimit të Fede Valverdes (61’).

Real Madridi lehtësisht mund të shënonte edhe së paku dy gola, por Vini e Rodrygo dështuan nga afërsia.

E tëra që bëri City ishte goli i nderit përmes Nicos, që shënoi në portën e zbrazur pasi Marmaush goditi traversën nga gjuajtja e lirë (90+2′).

Në 1/8 e finales, Reali do të ketë punë me Bayer Leverkusenin ose Atletico Madridin, ku shorti do të tërhiqet të premten.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit