Juventusi ka fituar me rikthim në përballjen ndaj Empolit, në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.
Edhe pse ishin në disavantazh prej 0:1, “Zonja e Vjetër” e përmbysi në 4:1 për t’i arkëtuar pikët e plota.
Empoli befasoi të gjithë për të kaluar në epërsi falë Mattia de Sciglio, që realizoi me kokë pas një harkimi nga këndi (4’).
Juve megjithatë zhvilloi lojë krejtësisht tjetër në pjesën e dytë. Randal Kolo Muani përfitoi nga një top i kthyer për të barazuar rezultatin (61’).
Vetëm tre minuta më vonë, Kolo Muani shënoi edhe golin e dytë – këtë herë pas asistimit të Timothy Weah (64’).
Kurse, për golin e tretë u përkujdes Dusan Vlahovic pas një aksioni të shpejtë (90’).
Fitoren e Juves e vulosi Conceicao pas asistimit të Thuram (90+5’).
Juventusi me këtë fitore renditet në pozitën e katërt me 40 pikë derisa Empoli bie në pozitën e 17-të me 21 sosh.