11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Shkëlqen Edon Zhegrova, Lille 90 minuta larg kualifikimit në Ligë të Kampionëve

- Advertisement -

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka shkëlqyer për skuadrën e tij Lille, në ndeshjen e parë të playoffit të Ligës së Kampionëve, në fitoren 2:0 ndaj Slavia Pragës, dhe tani janë vetëm 90 minuta larg kualifikimit në grupet e garës më të fortë për klube.

Zhegrova ishte në formë të lartë, duke kontribuar me gol, teksa pati edhe raste të tjera gjatë lojës dhe driblime të bukura.

Lille e dominoi në tërësi takimin, diçka që pritej, pasi po luanin në prani në tifozëve të tyre.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 52-të, kur Jonathan David shënoi për 1:0, i asistuar nga Haraldsson.

Ylli kosovar erdhi në shprehje në minutën e 77-të, kur pranoi topin nga David, e pastaj për të dribluar në mënyrë fantastike e për të shënuar gol të bukur për rezultatin përfundimtar 2:0.

Lille tani pas fitores në ndeshjen e parë, janë vetëm 90 minuta larg kualifikimit në Ligë të Kampionëve, me ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave, saktësisht më 27 gusht.

Në anën tjetër, edhe ylli tjetër kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, me skuadrën e tij Dinamo Zagreb, ka fituar në ndeshjen e parë 3:0 ndaj Qarabag, ndonëse nuk shënoi asnjërin prej golave.

Pra, Liga e Kampionëve me sistemin e ri që nga ky sezon, mund të ketë edhe dy kosovar të tjerë që luajnë për trofeun më të rëndësishëm për klube evropiane, pasi janë në pyetje vetëm 90 minuta, me rezultatet e sotshme që premtojnë shumë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit