Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Llapit.
“Intelektualët” arritën të triumfojnë me përmbysje nga 0:1 në 3:1 për ta rritur edhe më shumë distancën në krye të elitës së futbollit vendor.
Llapi fillimisht ishte më kërkuese duke krijuar disa aksione të rrezikshme. Ishte Blendi Baftiu që e zhbllokoi rezultatin, ku realizoi pas asistimit të Diar Vokrrit (22’).
Drita pastaj kishte një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin megjithatë Blerim Krasniqi dështoi nga afërsia.
Në pjesën e dytë, vendasit ishin shumë herë më të mirë. Melos Zenunaj shënoi nga afërsia por pas një rishikimi prej nëntë minutave nga VAR-i, rezultoi se Manaj kishte bërë një faull te Blakçori andaj goli u anulua.
Sidoqoftë, Drita s’u dorëzua. Albert Dabiqaj sërish bëri heroin. Fillimisht shënoi pas një harkimi nga këndi për ta barazuar rezultatin (69’), ndërsa gjashtë minuta më vonë u përmbysi epërsinë (75’).
Krejt në fund, Dabiqaj u përkujdes për ta kompletuar het-trikun dhe njëkohësisht vulosi fitoren e Dritës (90+1′).
“Intelektualët” rrisin edhe më shumë diferencën në krye me 31 pikë, pesë mbi Ballkanin ndërsa Llapi renditet në pozitën e tetë me 16 sosh.