Kombëtarja e Portugalsië ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë nën urdhrat e Roberto Martinezit kundër Lihtenshtajnit.
Portugezët triumfuan me rezultat 4:0 në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pas vetëm tetë minutave lojë, ishte mbrojtësi Joao Cancelo që shënoi me një goditje të bukur vollej pas një topi të kthyer.
Portugalia kishte edhe disa raste përmes Ronaldos dhe Joao Felixit, por goditjet e të dyve përfunduan jashtë rrjetës, kësisoj kjo doli të jetë epilogu.
Ishte mesfushori Bernardo Silva që me një gol të bukur nga afërsia arriti ta dyfishojë epërsinë e portugezëve (47′).
Vetëm katër minuta më vonë, Cristiano Ronaldo realizoi nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar shkaku i një ndërhyrje brenda zonës (51′).
Fitoren e vulosi vetë pesë herë fituesi i Topit të Artë duke realizuar nga gjuajtja e lirë (63′).
Portugalia me këtë fitore merr primatin në grupin J me tre pikë të mbledhura, derisa Lihtenshtjani renditët në fund pa pikë.