25.8 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Shkelën rregullat e trafikut, policia në Ferizaj gjobit dy shoferë me 1100 euro

- Advertisement -

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Një shofer ishte duke vozitur nën masën mbrojtëse. Ai është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative, masë mbrojtëse 6 muaj dhe i është konfiskuar automjeti.

“Rreth orës 04:15, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër pikës së karburantit “Hib Petrol”, ka ndaluar një veturë Volkswagen Passat me targa vendore. Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi A.A. (28 vjeç) po drejtonte automjetin ndonëse ishte nën masën mbrojtëse që ndalon drejtimin e mjetit motorik nga data 28.06.2025 deri më 27.09.2025.”

Një shofer tjetër ka vozitur 128 km/h në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 50 km/h.

Ajo është gjobitur me një gjobë e dyfishuar prej 600 €.

“Ndërkohë, rreth orës 05:30 në fshatin Babush, ka ndaluar një veturë Audi me targa të huaja. Shoferja S.N. (33 vjeçe), shtetase e huaj, po drejtonte automjetin me 128 km/h në një zonë me kufizim prej 50 km/h. Shpejtësia është matur përmes veturës inteligjente të policisë.”

Të ngjashme

Të fundit