Një grup shqiptaro-italian i trafikut të drogës dhe prostitucionit është shkatërruar nga policia e Chivasso në Itali.
Në pranga kanë rënë pesë persona, sipas mediave italiane.
Hetimi nisi me zbulimin e një plantacioni marijuane në San Raffaele Cimena në tetor të vitit 2021, ku në pranga ra një 49-vjeçar shqiptar. Nga telefoni i tij u zbulua edhe grupi, shkruan abcnews.al.
49-vjeçari i menagjonte kontaktet e tij nëpërmjet rrjetit social Whatsapp dhe tregtia, e cila përfshinte kokainë, hashash dhe marihuanë, zhvillohej në një dyqan në Barriera di Milano. Hetuesit identifikuan dy kanalet kryesore të furnizimit, që nisnin nga Kalabria dhe Shqipëria.
Nga hetimet u zbulua edhe aktiviteti i shfrytëzimit të prostitucionit, e cila drejtohej nga tre vëllezër shqiptarë të moshës 29, 34 dhe 36 vjeç dhe një grua moldave 44 vjeç, e cila përfundoi në burg.