Policia britanike ka shkatërruar një bandë droge prej 16 personash, 3 nga të cilët gra. “Daily Mail” shkruan se grupi trafikonte emigrantë në Britani si dhe pastronte paratë e trafikut të drogës duke i dërguar ato në Dubai. Sipas mediave britanike, ky grup ka dërguar në Dubai rreth 42 milionë paunde.
Sipas Daily Mail, anëtarët e këtij grupi kanë kryer qindra fluturime në Emiratet e Bashkuara Arabe midis viteve 2017 dhe 2019.
Kjo bandë kriminale tentoi të trafikojë edhe 17 emigrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, të cilët ishin fshehur në pjesën e pasme të një furgoni të ngarkuar me goma.
Kreu i kësaj bande dyshohet se është 44-vjeçari Charan Singh, 44 vjeç, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas hetuesve britanikë, ai paguante anëtarët e tjerë të bandës për të transportuar paratë në Dubai.