26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Shkarkohet zëvendësministri i Sportit në Argjentinë shkaku që i tha Leo Messit të kërkojë falje

- Advertisement -

Zëvendësministri i sportit në Argjentinë Julio Garro është shkarkuar nga puna pasi i kërkoi Lionel Messit të kërkojë falje publike për këngën raciste që lojtarët e Argjentinës e kënduan pas triumfit në Kupën e Amerikës.

Lojtarët e Argjentinës janë bërë viral në rrjetet sociale pasi kënduan një këngë raciste ndaj francezëve.

Klipi ishte shpërndarë nga Enzo Fernandez, që u kritikua tejmase si dhe Chelsea nisi investime për atë që argjentinasi këndonte.

Garro kërkoi që fituesi i Kupës së Botës Messi, i cili konsiderohet si më i miri në histori të kërkonte falje publike ndaj lojtarëve dhe tifozëve francezë që u ndikuan nga ajo këngë.

Sidoqoftë, Garro tani ka mbetur pa punë. Krahu i djathtë i presidentit të Argjentinës, Javier Milei ka konfirmuar vendimin e tyre.

Zyra e Presidentit deklaron se asnjë qeveri nuk ka të drejtë t’i thotë kombëtares argjentinase, kampionëve të botës dhe kampionëve të dyfishtë të Kupës së Amerikës, apo çdo qytetari tjetër, çfarë të komentojë, çfarë të mendojë dhe çfarë të bëjë. Kjo është arsyeja pse Julio Garro pushon së qeni zëvendësministër i sportit”.

Ndërkohë, ylli i Argjentinës dhe Chelseat, Fernandez, ka kërkuar hapur falje për postimin e videos dhe çfarë thuhej në të.

Dua të kërkoj falje sinqerisht për një video të postuar në kanalin tim në Instagram gjatë festimeve të Kombëtares”.

Kënga përfshin një gjuhë shumë fyese dhe nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këto fjalë.

Unë qëndroj kundër diskriminimit në të gjitha format dhe kërkoj falje që jam kapur në euforinë e festimeve tona të Kupës së Amerikës. Ajo video, ai moment, ato fjalë, nuk pasqyrojnë bindjet apo karakterin tim. Më vjen vërtet keq”, tha Fernandez.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit