1.3 C
New York
Sunday, March 1, 2026

Buy now

Shkarkohet kreu i policisë së Shqipërisë, Ilir Proda

- Advertisement -

Është shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Burime për Report TV bëjnë të ditur se në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.

Po ashtu sipas disa burimeve, mësohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, por ende nuk dihet se kush do e zërë vendin e tij.

Shkarkimi i krerëve të Policisë së Shtetit ka ardhur pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme, ku u vunë në rrezik jetët e artistëve që ishin brenda vilës së Enver Hoxhës, gjatë sulmit me molotovë të organizuar nga militantët e Berishës.

Dy drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë shkarkuar me argumentin e mos-garantimit të rendit dhe vënien në rrezik të jetës së qytetarëve.

Kujtojmë se protesta e djeshme e Berishës nisi në formën e një marshimi nëpër rrugët e Tiranës, ku u hodh molotovë në koshat e plehrave dhe pranë disa bizneseve private, dhe më pas, krejt papritur, një breshëri molotovësh dhe fishekzjarresh u zbrazën në drejtim të vilës së Enver Hoxhës.

Të ngjashme

Të fundit