0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Shkarkohet dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” (Dokument)

- Advertisement -

Këshilli i Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” me shumicë prej 2/3 të të gjitha anëtarëve (9 vota për) dhe me vota të fshehta, ka shkarkuar dekanin Muharrem Faiku dhe i ka kërkuar Senatit që të vazhdojë procedurën për marrjen e vendimit përfundimtar për shkarkimin e tij.

Mësohet se shkarkimi i dekanit Faiku është bërë pas kërkesës së shumicës së anëtarëve të Këshillit të Fakultetit Juridik, për shkak të shkeljes së vazhdueshme të ligjeve në fuqi dhe dështimit të vazhdueshëm për udhëheqjen e Këshillit dhe Fakultetit nga i njëjti. Këto burime nga Universiteti kanë pohuar se njëra ndër arsyet për shkarkim ka qenë paligjshmëria në punën e Këshillit të Fakultetit si dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare të Këshillit.

Scanner ka siguruar edhe vendimin e Këshillit të Fakultetit për shkarkimin e dekanit Muharrem Faiku.

Muaj më parë ishte raportuar që dekani i shkarkuar ka probleme serioze me drejtshkrimin.

Ndonëse e mban njërin nga titujt më të lartë akademikë, atë të profesorit të asociuar,  Faiku ka probleme elementare të drejtshkrimit.

Në CV-në e tij publike, e cila mund të shkarkohet lehtësisht në uebfaqen e Universitetit “Ukshin Hoti”, ai ka më shumë gabime drejtshkrimore se gjithsej fjali në atë që e ka quajtur “autobiografi”.

Në CV-në e tij në Universitetit e Prizrenit, ai nuk ka arritur që ta shkruaj mirë as emrin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit. Gjithashtu, ai gabimisht ka shkruar se është “anetare”, pra duke e ndryshuar gjininë e tij. Gabim teknik, me siguri.

Faiku në CV-në publike ka theksuar se ka shumë artikuj të botuar, pa dhënë ndonjë provë për këtë gjë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit