Home Lajme Shkarkohet Agron Beka nga pozita e anëtarit të KPK-s

Shkarkohet Agron Beka nga pozita e anëtarit të KPK-s

0
Shkarkohet Agron Beka nga pozita e anëtarit të KPK-s

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Për shkarkimin e Bekës kanë votuar 62 deputetë ndërsa s’ka pasur asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Fillimisht, kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, kishte thënë se kanë votuar 60 për shkarkimin e tij dhe një ka abstenuar, por pasi janë shikuar pamjet e kohës së votimit është vërtetuar se 61 vota kanë qenë për shkarkimin e Bekës.

Pastaj është përsëritur votimi dhe propozimi ka marrë shumicën e votave për shkarkimin e Bekës.

Exit mobile version