24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë, emërohen komandantët e rinj

- Advertisement -

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë.

Sipas konfirmimit të Policisë, kapiten Faik Jahmurataj është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Pejë, ndërsa kapiten Enis Lluka do të udhëheqë Stacionin Policor në Klinë.

Kapiten Afrim Sylaj, i cili më parë ka shërbyer në Stacionin Policor në Suharekë, është transferuar në Qendrën Rajonale Operative të Drejtorisë Rajonale në Prizren.

“Këto ndryshime bëhen me qëllim të rritjes së efikasitetit në menaxhim dhe përmbushjes së detyrave policore në përputhje me prioritetet operacionale të Policisë së Kosovës”, thuhet në konfirmimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka konfirmuar se edhe komandanti i deritanishëm i Stacionit Policor në Lipjan, kapiten Argjent Gashi, ka kërkuar lirimin nga detyra, kërkesë që është aprovuar nga menaxhmenti i PK-së. Në këtë pozitë është emëruar kapiten Brahim Shatrolli./BetimiperDrejtesi

Të ngjashme

Të fundit