Manchester United detyrohet t’i paguajë plot 12 milionë funte trajnerit Ruben Amorim, nëse vendos ta shkarkojë portugezin.
Sipas “Daily Mail”, kjo është kluazola e prishjes së njëanshme të kontratës me ish-trajnerin e Sportingut, e cila ia vështirëson këtë proces\ klubit nga “Old Trafford”.
Humbja me Brendtfordin në fundjavë, e ka sjellë trajnerin portugez në pragun e shkarkimit, pasi që gjërat nuk po përmirësohen edhe pas gjithë këtyre javëve në fillimin e sezonit.
Djajtë e Kuq pësuan në transfertë menjëherë pas fitores 2:1 ndaj Chelseas në shtëpi, e që e ka kthyer si duket Amorimin në pikën zero.