5.5 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Shkaku i pranisë së madhe të ujit, mbyllet një segment i rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht për qarkullim rruga nacionale Ferizaj-Prishtinë.

Kjo për shkak të sasisë së madhe të ujit që është mbledhur nga reshjet e fundit të shiut.

Policia ka treguar se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

“Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugës, është marrë vendim që të bllokohet plotësisht qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor për një kohë të caktuar. Qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës. Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme

Të fundit