26.1 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, IPK njofton se është arrestuar një polic

- Advertisement -

Një zyrtar policor është arrestuar pasi që dyshohet se me veturë private, jashtë detyrës zyrtare, ka shkaktuar një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku ka vdekur një 53 vjeçar.

Sipas njoftimit, viktima L.S ka qenë staf civil në Policinë e Kosovës.

“Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, ku si pasojë e aksidentit fatkeqësisht ka vdekur qytetari L.S (staf civil në Policinë e Kosovës)”.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë” – thuhet në njoftim.

Tutje, IPK-ja ka njoftuar se është iniciuar rast penal me veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Të ngjashme

Të fundit