-7.9 C
New York
Tuesday, January 20, 2026

Buy now

Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi në Prishtinë

- Advertisement -

Policia ka arritur ta identifikojë dhe lokalizojë shoferin e një automjeti që dyshohet për shkaktimin e një aksideni me katër të lënduar në Prishtinë.

Bëhet e ditur se i njëjti , i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes kishte goditur dy vetura, me ç’rast pos të lënduarve, në aksident ishin ishin regjistruar edhe dëme materiale në automjetet e përfshira në aksident.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.

“Si rezultat i veprimeve policore, është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet shoferi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. Ndaj tij janë ndërmarrë masat ligjore konform legjislacionit në fuqi’, thotë policia në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit