5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Shkak rregullat financiare, PSG mund të mos ia vazhdojë kontratën Leo Messit

- Advertisement -

PSG është duke shqyrtuar mundësinë ta lejojë sulmuesin Lionel Messi të largohet këtë verë, kështu raporton së paku gazeta franceze “L’Equipe“.

Argjentinasi drejtoi kombëtaren e tij drejt suksesit në Kupën e Botës dhe ka mbajtur këtë formë të shkëlqyer, duke shënuar 18 gola në 32 paraqitje.

Mirëpo, gjiganti francez ishte goditur nga rregullat financiare në shtator dhe u gjobiten me 8.6 milionë funte.

Si pasojë e kësaj, PSG po konsideron të mos ia vazhdojë kontratat dyshes, Leo Messi që fiton rreth 740 mijë funte në javë dhe bashkëlojtarit Sergio Ramos, i cili gjithashtu paguhet mirë.

Raporti shton se klubet arabe janë duke vëzhguar nga afër tërë situatën pasi janë të gatshëm t’iu ofrojnë marrëveshje luksoze.

PSG ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës me të dy lojtarët, mirëpo deri më tani asnjë marrëveshje nuk është arritur.

Dëshira e klubit francez është t’i mbajë të dy në “Parkun e Princave”, por nuk mund ta bëjnë shkaku i rregullave financiare, përpos nëse lojtarët shprehin gatishmëri për ta pranuar zbritjen e pagës.

Skuadra arabe Al-Hilal thuhet se ka qenë në kontakt me babain e Messit, Jorge dhe i kanë ofruar pagë më të lartë se ylli i Al Nassrit, Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë, Ramos tashmë ka pranuar një ofertë që vlen katër herë më shumë se paga e tij te PSG në një marrëveshje dyvjeçare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit