Fansat e Manchester Cityt janë detyruar ta festojnë tripletën historike në shi.
Skuadra e Pep Guardiolës u bë skuadra e dytë angleze që e fiton tripletën brenda një sezoni (Premier League, FA Cup, Ligën e Kampionëve). Ekipi i parë që e ka fituar është Manchester Unitedi në vitin 1999.
Ndërkohë, lojtarët e Cityt janë duke festuar ende, ndryshe po qëndron disponimi te tifozët, që u panë në një numër të vogël në festën e tripletës.
Jack Grealish festoi deri në orët e para të mëngjesit.
City triumfoi në finale ndaj Interit me rezultat 1-0, kështu duke e fituar këtë trofe për herë të parë në histori të klubit.