Inflacioni i lartë dhe parashikimet pesimiste ekonomike për 2023 kanë bërë që konsumatorët të distancohen nga sendet luksoze siç janë smartfonët e segmentit të lartë për të shpenzuar në gjëra më jetike siç është ushqimi apo transporti.
Ndërsa gjigantë i Apple dhe Samsung fituan terren gjatë vitit të kaluar, industria në tërësi pati rënie në tre mujorin e katërt që nuk është parë prej 10 vitesh.
Canalys përllogarit se shitjet në tre mujorin e katërt të 2022 ranë me 17% krahasuar me 2021. Shitjet gjatë gjithë vitit ishin 1.2 miliardë smartfonë, ose 11 përqind më pak.
Është performanca më e keqe që ka parë industria në një dekadë. Apple dhe Samsung performuan më mirë se të tjerët. Gjiganti i iPhone kishte 25% të shitjeve të smartfonëve në fund të 2022 ndërsa Samsung vetëm 20%.
Prodhuesit Kinezë si Xiaomi, Oppo dhe Vivo kishin 11, 10 dhe 8 përqind të shitjeve në tremujorin e katërt të 2022. Zakonisht Apple performon mirë këtë periudhë për shkak të debutimit të serive të reja të iPhone.
Canalys pret që prodhuesit të ruajnë pjesët e tyre të tregut përgjatë 2023 duke i dhënë prioritet fitimit dhe uljes së kostove. Në rastin më të mirë parashikon një rritje të vogël të tregut në tërësi ndërsa parashikimet janë që ato të ngelen në nivelet e vitit të kaluar. /PCWorld Albanian/