8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shitësit ambulantë largohen nga sheshet, por Komuna ka një projekt modern

- Advertisement -

Në sheshet e Prishtinës ndër vite janë parë në numër të madh shitësit ambulantë duke shitur ushqime e gjësende të ndryshme. Tashmë shumica e tyre janë larguar. Ata shitës të paktë, të cilët shihen ende në këto sheshe, kryesisht shesin aksesorë, megjithatë një numër i tyre do të kthehen në muajin maj përmes një projekti me kioska moderne të cilin synon ta zbatojë Komuna e Prishtinës.

Qytetarët e Prishtinës janë shprehur se prania e shitësve ambulantë e ka prishur imazhin e kryeqytetit, i cili frekuentohet shumë edhe nga turistët e huaj.

“Shitësit që janë të vendosur në sheshe nuk është mirë të janë këtu, sepse vjen gjithkush dhe i sheh. Komuna është dashur më herët t’i largojë e jo të presë kur të mbushet plot, pasi po e prish imazhin e kryeqytetit”, tha për RTK-në qytetari Halil Gashi.

Edhe një qytetar tjetër prishtinas, Shefqet Sopi theksoi se prania e shitësve ambulantë në sheshe e pengon syrin e çdo frekuentuesi në sheshe. “Ata pengojnë nëpër rrugë sepse disa prej tyre nuk janë të kujdesshëm dhe hedhin gjëra për rreth aty ku qëndrojnë”, tha ai.

Ndërkaq, Jahja Kadria, ka thënë se kjo “është një dukuri e shëmtuar dhe nuk është e hijshme për kryeqytetin.

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinë bëjnë të ditur se shitësit ambulantë tashmë të larguar do të kthehen përsëri, por kësaj radhe me një projekt dhe format ndryshe nga ato që ishin deri më tani.

“Ne planifikojmë me qenë deri në 22 kioske të tilla për shitësit ambulant. Gjithsesi komisioni do të bëjë verifikimin për arsye se ata të cilët kanë qenë gjithmonë të pajisur me leje për ushtrim të veprimtarisë si shitës ambulant në shesh, ne, mendojmë që ata prapë ta zhvillojnë këtë veprimtari, mirëpo infrastruktura do të jetë më e mirë, më moderne. Kushtet e punës për ta do të jenë shumë më të mira. Gjithashtu mendojmë që licencat të jenë më afatgjatë”, tha për RTK-në, Ilirik Musliu, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Ai tregoi edhe vendet se ku do të vendosen këto kioska. “Do të ketë kioska në vende të ndryshme. E mira është që nuk do të kemi të tilla në sheshin kryesor, mirëpo në rrugë dytësore që ndërlidhen me sheshin. Aty janë përcaktuar lokacionet ku do të vendosen këto kioske”, shtoi ai.

Sipas zyrtarëve të komunalë, nga muaji maj i këtij viti këto kioska do të jenë gati dhe se vlera e projektit do të jetë rreth 200 mijë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit