Zvicra dhe Kosova do të përballen të premten në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, atje ku ‘Dardanët’ synojnë vetëm rezultat pozitiv.
Të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, me një numër të madh të tifozëve shqiptarë që pritet të jenë të pranishëm në ‘St. Jakob Park ‘.“Siç pritej, biletat e St. Jakob Park janë shitur plotësisht paraprakisht për duelin kundër Kosovës.
Ashtu si në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian në nëntor 2023, është mjaft e mundur që një pjesë e madhe e tifozëve në Joggeli do të mbështesin ekipin mysafir”, shkruan “Blick.