36.9 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Shije verore me pasoja për stomakun? Si ndikojnë ushqimet dhe pijet shumë të ftohta?

- Advertisement -

Në ditët e nxehta të verës, akulloret dhe pijet me akull janë zgjedhja më e zakonshme për t’u freskuar.

Por sipas ekspertëve dhe studimeve të fundit, këto shije verore mund të kenë ndikim negativ në sistemin tretës, sidomos për ata që vuajnë nga probleme gastrointestinale.

Sipas platformës vellhealth.com, temperatura e ftohtë ngadalëson aktivitetin e enzimave të tretjes, ndërsa shkakton edhe ngushtim të enëve të gjakut në traktin tretës, duke e bërë tretjen më të vështirë.

Për më tepër, pijet dhe ushqimet shumë të ftohta mund të ndikojnë në lëvizjen e zorrëve, duke përkeqësuar simptomat te personat me sindromën e zorrës së irrituar (IBS).

Akullorja, për shkak të përmbajtjes së saj të lartë në yndyrë dhe sheqer, mund të nxisë refluksin acid dhe të shkaktojë shqetësime te ata me intolerancë ndaj laktozës.

Ndërkohë, pijet e ftohta dhe gazuara mund të ngadalësojnë zbrazjen e stomakut dhe të rrisin ndjesinë e fryrjes dhe gazrave.

Ekspertët rekomandojnë që produktet shumë të ftohta të konsumohen pasi të jenë ambientuar me temperaturën e dhomës.

Po ashtu, këshillohet që të mos konsumohen bashkë akullorja dhe pijet e gazuara, si dhe të shmangen këto produkte gjatë vakteve kryesore.

Personat me gastrit, refluks, IBS apo intolerancë ndaj laktozës duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, ndërsa ata pa probleme shëndetësore mund të përjetojnë efekte më të lehta dhe kalimtare.

Megjithatë, siç thonë mjekët, në verë, freskimi i shpejtë mund të ketë një çmim për stomakun.

Të ngjashme

Të fundit