Julia Fox, e cila u bë e famshme për rolin e saj si Julia De Fiore në filmin “Uncut Gems” të Adam Sandler mori akoma dhe më shumë vëmendje gjatë lidhjes së saj me Kanye West. Një lidhje e cila krijoi mjaft polemika edhe për shkak të fotove që çifti postonte apo edhe deklaratat e papritura.
Së fundmi aktorja ka treguar edhe se si e ka përjetuar dhe si e sheh tani lidhjen që ajo ka pasur me reperin. Aktorja e “Uncut Gems” tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak të asaj se sa shumë ndjeu se e humbi identitetin e saj në atë kohë, ajo as nuk e mendon të njihet me dikë dhe të krijojë një raport me një personazh të njohur. Në lidhje me këtë ajo është shprehur se: “Sepse nuk dua të njihem thjesht si e dashura e dikujt. E di që jam shumë më tepër se kaq dhe ndihem sikur kjo u ndodh shumë grave në këtë industri. Ato janë po aq të mira sa partneri i tyre ose mund të bëjnë një karrierë të tërë duke qenë partnere të një djali”.
Fox, e cila po lançon një shfaqje të re me arkitektin e famshëm të stilit Law Roach të titulluar “OMG Fashun” në E!News, tha se ajo duhet që të bëjë një emër për veten.
“Këtë e kam bërë për vite me radhë. Jam mirë. Unë e kam vendosur veten dhe dua të vazhdoj të vendos veten primare. Dhe ndoshta një ditë do merrem seriozisht”.