Këtë muaj vëllai i vogël i saj, Charles Spencer në një intervistë për BBC e fokusoi tregimin e tij në momentet e fëmijërisë, për të cilat ka shkruar edhe një libër të titulluar “A Very Private School”. Madje në një postim në rrjetin e tij social Instagram, ai ka publikuar një foto krah Princeshës dhe nënës së tyre të ndjerë Frances Shand Kydd.
Në mbishkrimin e fotos, Spencer komenton pamjen e gëzueshme të familjes që shihet qartë në foto.
Lumturia e dukshme e familjes do të ishte jetëshkurtër. Gjatë verës së vitit 1967, Frances do të largohej nga babai i tij, John Spencer. Pas divorcit ajo do të humbiste dhe kujdestarinë e fëmijëve, e cila më vonë u martua përsëri me Peter Shand Kydd.
Përveç fotografisë së treshes në vitin 1967, Spencer ka ndarë foto nga momente të tjera të rëndësishme në jetën e tij, duke përfshirë një që tregon motrën e tij Lady Sarah McCorquodale në moshën 11-vjeçare dhe një foto tjetër që tregon vizitën e Nelson Mandelës në vitin 2001, në pasurinë e tij në Althorp për të bërë nderimet në varrin e Dianës. Po ashtu ndau një portret rinor të gjyshes së tij, Cynthia Spencer, që dukej jashtëzakonisht si Princesha Diana.