21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Shihni ngjashmërinë që Princeshë Diana kishte me gjyshen e saj (Foto)

- Advertisement -

Këtë muaj vëllai i vogël i saj, Charles Spencer në një intervistë për BBC e fokusoi tregimin e tij në momentet e fëmijërisë, për të cilat ka shkruar edhe një libër të titulluar “A Very Private School”. Madje në një postim në rrjetin e tij social Instagram, ai ka publikuar një foto krah Princeshës dhe nënës së tyre të ndjerë Frances Shand Kydd.

Në mbishkrimin e fotos, Spencer komenton pamjen e gëzueshme të familjes që shihet qartë në foto.

“Nëna ime, Diana dhe unë në vitin 1967. Unë do të kem qenë 3 vjeç, ndërsa Diana 5 ose 6 vjeçe. Më pëlqen kur shoh se sa i lumtur duket secili prej nesh”, u shpreh ai. “Në këtë fazë të jetës sime, nëna më vuri pseudonimin “Buzz”, sepse ajo më shihte se kisha energjinë e pafundme të një blete të lumtur”.

Lumturia e dukshme e familjes do të ishte jetëshkurtër. Gjatë verës së vitit 1967, Frances do të largohej nga babai i tij, John Spencer. Pas divorcit ajo do të humbiste dhe kujdestarinë e fëmijëve, e cila më vonë u martua përsëri me Peter Shand Kydd.

Përveç fotografisë së treshes në vitin 1967, Spencer ka ndarë foto nga momente të tjera të rëndësishme në jetën e tij, duke përfshirë një që tregon motrën e tij Lady Sarah McCorquodale në moshën 11-vjeçare dhe një foto tjetër që tregon vizitën e Nelson Mandelës në vitin 2001, në pasurinë e tij në Althorp për të bërë nderimet në varrin e Dianës. Po ashtu ndau një portret rinor të gjyshes së tij, Cynthia Spencer, që dukej jashtëzakonisht si Princesha Diana.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit