Çifti Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë ndër personat më të përfolur të vitit 2022 në Shqipëri.
Dyshja festuan rreth një muaj më parë përvjetorin e tyre të 4 të lidhjes.
Pas gjithë situatave në Big Brother VIP Albania, moderatorja arriti edhe 1 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, duke u bërë kështu një nga vajzat më të ndjekura të showbizit shqiptar.
Por ribashkimi nuk u prit mirë nga të gjithë ku shumë ndjekës u ndjenë të shfrytëzuar për famë, nga Bora e për më tepër aktori Donald Veshaj.
Edhe Instagrami na e vërteton se 65% e famës së tij është nga Bora Zemani.
Pra 65% të ndjekësve që Donaldi ka në Instagram, i ka edhe Bora Zemani.
Thënë më thjeshtë, statistikat tregojnë se Bora Zemanin e ndjekin 1 milion persona, ndërsa Donaldin e ndjekin 350 mijë persona, nga të cilët 227 mijë vijnë nga Bora Zemani.
Pra a do kishte Donaldi të njëjtin sukses nëse nuk do të ishte i dashuri i Bora Zemanit?/albeu.com/