12.5 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Shifër rekord për një klub të Serie A, Interi regjistron fitim historik për sezonin 2024/25

- Advertisement -

Inter mbylli sezonin financiar 2024/25 me një rezultat historik: 35,4 milionë euro fitim dhe 567 milionë euro të ardhura, shifër rekord për një klub të Serie A.

Ky është bilanci i parë pozitiv pas disa vitesh humbjesh, falë suksesit në garat evropiane dhe pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve. Sipas komunikatës zyrtare, të ardhurat u rritën ndjeshëm nga sponsorizimet dhe ditët e ndeshjeve, ndërsa shpenzimet operative arritën në 482 milionë euro, me një rritje modeste prej 3,8%.

Po ashtu u shlyen obligacionet e vjetra dhe klubi siguroi një huazim afatgjatë prej 350 milionë euro me kushte më të favorshme. Në merkato u investua me kujdes për të forcuar skuadrën pa cënuar qëndrueshmërinë financiare.

Pronësia e Oaktree ka miratuar investime prej 100 milionë euro në infrastrukturë, ndërsa janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme me Fanatics për merchandising dhe me gjigantin e automobilizmit BYD. Rezultatet konfirmojnë se Interi jo vetëm që është konkurrues në fushë, por edhe i stabilizuar ekonomikisht, duke vendosur bazat për rritje të qëndrueshme në vitet e ardhshme.

Të ngjashme

Të fundit