28.8 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Shifër marramendëse – sa kushtoi dasma e Jeff Bezos, njeriu ndër më të pasurit në planet?

- Advertisement -

Edhe pse ligjërisht kanë qenë të martuar paraprakisht, ata bënë po ashtu një ceremoni martesore në Itali.

Të premten në mbrëmje, Bezos dhe Sanchez, 55 vjeçe, shkëmbyen betimet në ishullin San Giorgio Maggiore, përpara një mori të ftuarish të famshëm, përfshirë disa nga familja Trump, disa Kardashian, disa Jenner, Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio, Bill Gates, Barbra Streisand dhe Orlando Bloom pa Katy Perryn.

Sánchez dukej elegante me një fustan të gjatë me mëngë, me korse dhe të punuar me dantellë nga Dolce & Gabbana.

Foto: Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos / Instagram

Të pranishmit u pritën me një performancë të këngës “Can’t Help Falling in Love” nga Elvis Presley, e interpretuar nga Matteo Bocelli. Një kor gospel gjithashtu këndoi “Higher Love” nga Whitney Houston.

Familjarët dhe miqtë brohoritën dhe fishkëllyen për çiftin të cilët vulosën martesën me një puthje.

Ceremonia u pasua nga një pritje jashtëzakonisht luksoze, e cila përfundoi me një spektakël mahnitës fishekzjarresh.

Në fakt, Page Six mëson se fundjava tre-ditore e dasmës, e organizuar nga planifikuesit e dasmës së George dhe Amal Clooney-t, pritet të ketë kushtuar rreth 50 milionë dollarë.

“Do të jetë perfekte — gjithçka që ata dëshironin dhe me të gjithë ata që duan”, kishte thënë një burim muajin e kaluar.

Foto: Lauren Sanchez / Instagram

Thuhet se çifti i siguroi pothuajse të gjitha produktet e dasmës nga tregtarët vendas të Venecias, duke përfshirë pastiçerinë më të vjetër të qytetit, Rosa Salva, si dhe punuesin e famshëm të qelqit Murano, Laguna B.

Para ditës së madhe, Bezos dhe ish-prezantuesja e lajmeve — të cilët kishin marrë me qira të gjithë hotelin Aman Venice për qëndrimin e tyre — organizuan një festë mirëseardhjeje luksoze në kishën Madonna dell’Orto, e cila përfundoi më herët për shkak të një stuhie.

Të ngjashme

Të fundit