9.7 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Shfrytëzimi i buxhetit të shtetit nga Kurti për të ndikuar te votuesit, Kryeziu: “Keqpërdorim i dukshëm i pushtetit”

- Advertisement -

Ismet Kryeziu nga Instituti Kosovar për Demokraci vëren se qeveria kujdestare “po keqpërdor dukshëm pushtetit” duke shfrytëzuar resurset shtetërore si buxheti (pagesat pët studentët) për të ndikuar te votuesit në prag të zgjedhjeve lokale.

Postimi i plotë:

Gjatë fushatës zgjedhore, po vërehet një keqpërdorim i dukshëm i pushtetit dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta në orientimin e votuesve, si nga niveli qendror, ashtu edhe nga ai lokal.

Çdo vendim, nga simbolikat e përurimeve dhe prerjeve të shiritave, ndarje të fondeve për studentët, ndarje të titujve, shpallje të konkurseve për punësim, emërime të reja në institucione, nënshkrime të kontratave publike, e deri te veprimet e bujshme si publikimi i përgjimeve apo arrestimeve të targetuara, kanë një kuptim të vetëm politik, ndikimin mbi vullnetin qytetar dhe korruptimin e votës.

Këto veprime dhe praktika në kohë zgjedhjesh, që në shikim të parë mund të duken si veprime pozitive, në thelb e dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe e dobësojnë vetë demokracinë. Kur pushteti përdor fondet publike dhe instrumentet shtetërore për qëllime elektorale, barazia zgjedhore cenohet, ndërsa llogaridhënia dhe besimi i institucioneve diskreditohet.

Të ngjashme

Të fundit