-4.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

“Shfaqje” e bukur me tetë gola në “Teatrin e Ëndrrave”

- Advertisement -

Manchester Unitedi dhe Bournemouthi dhanë një shfaqje të bukur në “Teatrin e Ëndrrave”.

Ndeshja në “Old Trafford” përfundoi me barazim, megjithatë u shënuan tetë gola, me ndeshjen që u luajt në kuadër të javës së 16-të në Premierligë.

Pas pothuajse 100 minutave lojë, ndeshja u mbyll 4-4, me kthesa të shumta.

Fillimisht, ishte Unitedi që doli në epërsi me anë të Amad Diallos në minutën e 13-të.

Rezultati u barazua në minutën e 40-të, pasi Antoine Semenyo shënoi në portën e Senne Lammens.

Por në përfundim të pjesës së parë, Casemiro doli në skenë, pasi shënoi një gol me kokë.

Me të nisur pjesa e dytë, pas 39 sekondash, Evanilson i Bournemouthit shënoi për 2-2.

Pas gjashtë minutash, ishte Marcus Tavernier që shënoi për 3-2, me një supergol nga goditja e lirë.

Unitedi më pas u vu në aksion, duke kërkuar golin e barazimit.

Bruno Fernandes iu kundërpërgjigj Tavernierit, pasi shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 77-të.

Vetëm dy minuta më vonë, Matheus Cunha e shfrytëzoi gabimin e Marco Senesi dhe kaloi Unitedin në epërsi.

Mirëpo, Bournemouthin e shpëtoi Eli Junior Kroupi në minutën e 84-të, duke barazuar rezultatin në 4-4.

Me këtë barazim, Unitedi shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë, me pikë të njëjta me Crystal Palace, Liverpool e Sunderland.

Ndërkohë, Bournemouthi mbetet i 13-ti me 21 pikë.

Të ngjashme

Të fundit