14.3 C
New York
Tuesday, December 17, 2024

Buy now

Shfaqet Kurti krah një filozofi slloven

- Advertisement -

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot është dashur të shkonte në Prokurorinë Speciale pasi u ftua si dëshmitar.

Mirëpo nuk u paraqit me arsyetimin se ndodhet jashtë vendit.

Kurti para pak minutash në llogarinë e tij në Instagram postoi një foto me një fillozof slloven.

“Mladen Dolar është filozof slloven, në vitet 1979/‘80 student në Paris i Deleuze, Foucault, Lacan, Jean-Claude Milner, Derrida e Barthes, që u bë ligjërues në universitete të mirënjohura evropiane e amerikane në këtë shekull. Kënaqësi të diskutojmë për gjeopolitikën dhe trendet në Evropë dhe botë, për filozofinë politike dhe rrethanat e zhvillimet në Kosovë, Slloveni e rajon. Bashkë me Slavoj Zhezhek dhe Alenka Zupançiq, përbën triumviratin e Shkollës Psikanalitike të Lubjanës”, ka shkruar shefi i qeverisë

Lidhur me parqitjen e Kurtit, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu tha se prokuroria ka qenë e njoftuar dhe se kryeministri është shprehur i gatshëm t’i presë prokurorët në zyrë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit