18.6 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Sheshi “Skënderbej” i zë 160 mijë qytetarë, ai ishte i mbushur plotë me protestues mbrëmë

- Advertisement -

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka treguar për numrin e shqiptarëve që kanë protestuar dje në Tiranë.

Ai ka treguar se sipas statistikave zyrtare sheshi “Skënderbej” i zë rreth 160 mijë njerëz.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se ky shesh mbrëmë ishte i mbushur plot me protestues.

“Sheshi më i madh i Shqipërisë, Sheshi “Skënderbej” në Tiranë, me rreth 40,000 m² hapësirë, u mbush plot mbrëmë me shqiptarë që kërkuan drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Sipas statistikave zyrtare, varësisht nga dendësia e masës, në këtë shesh mund të mblidhen maksimalisht 160,000 qytetarë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre nuk janë vetëm. Një komb i tërë është me ta!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit