22.4 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Sheshi i Drenasit do të ketë WiFi falas për të gjithë qytetarët!

- Advertisement -

 

Të dashur qytetarë, Komuna e Drenasit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermanisë përmes projektit EU4Digital.

Operatori Vala Telekomi i Kosovës do të instalojë internet falas në Sheshin qendror të Drenasit, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër. Pasi të përfundojë ky proces, të gjithë qytetarët dhe vizitorët — përfshirë stafin dhe klientët e Qendrës së Mjekësisë Familjare, përdoruesit e Stacionit të Autobusëve, shërbimet e Qendrës për Punë Sociale, punonjësit e Komunës së Drenasit dhe vizitorët e qendrave tregtare përreth — do të kenë mundësi të shijojnë akses të shpejtë dhe falas në internet.

Ky shesh me mbi 40,000 m² do të jetë një vend i rëndësishëm takimi dhe organizimi të aktiviteteve të ndryshme, duke e bërë Drenasin më modern dhe më të lidhur.

Bashkë për një Drenas më të avancuar dhe të lidhur!

#WiFi4WB #EU4Digital #KomunaDrenasit #InternetFalas

Të ngjashme

Të fundit