Home Sport “Sherr” te Reali? Rodrygo kundër treshes

“Sherr” te Reali? Rodrygo kundër treshes

0
“Sherr” te Reali? Rodrygo kundër treshes

Ylli i Real Madridit, Rodrygo, është dashur ta fshijë një mesazh në WhatsApp ku kishte dalë kundër që vëmendja të jetë vetëm te treshja Mbappe – Bellingham – Vinicius.

Madrilenët barazuan 1:1 me Real Mallorcën e Vedat Muriqit në ndeshjen e xhiros së parë të La Ligës dhe nuk munguan kritikat ndaj sulmit të të  Bardhëve.

“Hej çuna, rezultati i djeshëm nuk ishte ai që e donim. Në La Liga, secila pikë e bën dallimin në fund”, ka shkruar Rodrygo.

“Jam i lumtur për golin dhe rritjen e ekipit. Javën e kaluar ata folën për treshen Bellingham – Mbappe – Vini, por atyre do t’u duhet që t’ia shtojnë atij akronimi në një R-në për Rodrygon”, ka shkruar Rodrygo.

“Ne kemi një kuartet sulmues dhe pjesën tjetër të ekipit , secili ka rëndësinë e vet në ndeshje dhe do ta tregojë vlerën në garat e ndryshme në të cilat do të garojmë”.

Mirëpo, kjo sipas gazetarit të The Athletic, Mario Cortegana, ka sjellë debat në grup, dhe braziliani është dashur ta fshijë mesazhin.

Exit mobile version