Gjykata e Prishtinës e ka liruar nga akuzat kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën për gazin lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.
Billall Sherifi, nga Nisma Socialdemokrate, ka komentuar këtë vendim duke thënë se Konjufca duhet t’i falënderojë deputetët e “regjimit të vjetër” të cilët nuk dëshmuan.
“Pas lirimit nga akuza me arsyetimin se “asnjë dëshmitar nuk deshmoi në Gjyq që ai ka hedhë gaz lotësjellës në Kuvend”, më e pakta që tani pritet nga Glauk Konjufca është një falënderim publik për dëshmitarët deputetë të “regjimit të vjetër” Sabri Hamiti, Adem Grabovci dhe Pal lekaj të cilët e shpëtuan nga dënimi”.
“Nëse nuk guxon prej Albin Kurtit me i falënderu publikisht, së paku nga një sms do të duhej t’ua dërgonte”, ka shkruar Sherifi në Facebook.