Ish-deputeti Bilall Sherifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se marrëveshja e Ohrit është zotim që duhet të zbatohet.
Ai thotë se nëse Kosova nuk i zbaton marrëveshjet, atëherë do të sanksionohet nga Perëndimi.
“Nuk ka dalje. Kurti mund të shkojë, e të vijë tjetërkush. Por Kosova nuk mund t’i ikë kësaj marrëveshje kurrë”, thotë ai.
Unë kam qenë në Zvicër. Atje dënohesh për këso marrëveshje nëse i shkel. Me bo marrëveshje në Zvicër me gojë, të ha dreqi – Kurti bëri marrëveshje pak më shumë se me gojë”, shtoi ai.
Tutje Sherifi tha se Kurti ka shkelur një “recetë” të veten që e kishte thënë kur ishte në opozitë.
“Thoshte se nuk duhet të uleni me Serbinë. Pasi nëse uleni, duhet të jepni diçka. E shkeli vet atë”, përfundoi Sherifi.