-7.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Sherifi: Kurti ndërroi fjalët për ekipin menaxhues, njëherë tha u shkarkua tash po thotë i ka mbarur mandati

- Advertisement -

Sipas Bilall Sherifit të Nismës Social Demokrate, kryeministri Kurti i ka ndryshuar fjalët lidhur me ekipin menaxhues për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Sherifit, kjo qeveri me këtë kryeministër kanë vendosur standarde të paarritshme në hipokrizi!

‘’Popullit i tha: e shkarkova “ekipin menaxhues”, sepse ka ofruar një “draft-statut” për një “Republikë Serbe” në Kosovë! Tani që ndërmjetësuesit kundërshtuan “shkarkimin e ekipit”, kryeministri ndërron fjalët. Tashmë nuk thotë që e ka “shkarkuar” sepse ka ofruar një “draft-statut” për një “Republikë Serbe” në Kosovë, por që e ka “liruar nga detyra”, sepse ekipi e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet!Përfundimisht kjo qeveri me këtë kryeministër kanë vendosur standarde të paaritshme në hipokrizi!’’, ka shkruar Bilalli.

Sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për lirimin nga detyra të ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet, andaj ne nuk kemi më arsye që ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thoshte e tha në Bruksel më 2 maj, theksoi Kurti sot.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit