6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sherifi: Kurti e ka degraduar dialogun, njohja nga Serbia mund të mos jetë fare në rend dite

- Advertisement -

Bilall Sherifi i Nismës ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se e ka degraduar procesin i dialogut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sherifi ia ka kujtuar Kurtit zotimin që kishte dikur.

“Jo dialog me njohje në fund të procesit por dialog me në qendër njohjen!

Ky ishte zotimi i Albin Kurtit kur filloi dialogun me Serbinë të cilin e prezantoi si një proces të ri dhe jo si vazhdim i procesit të dialogut që kishte filluar në vitin 2011!”, ka shkruar Sherifi.

Postimi i tij i plotë:

Jo dialog me njohje në fund të procesit por dialog me në qendër njohjen!

Ky ishte zotimi i Albin Kurtit kur filloi dialogun me Serbinë të cilin e prezantoi si një proces të ri dhe jo si vazhdim i procesit të dialogut që kishte filluar në vitin 2011!

Bazuar në variantet që po qarkullojnë nëpër media, duket që nuk ka arritur ta zhvendosë njohen nga fundi në qendër. Përkundrazi, njohja nuk parashihet më as në fund të dialogut.

Ky është lajm i keq për Kosovën! Për këtë qeveria në krye me kryeministrin Albin Kurti është përgjegjëse që procesi ka degradaur deri në këtë pikë saqë nga një proces dialogu për normalizim të plotë me njohje reciproke të vijmë në atë pikë saqë njohja të mos jetë më fare në rend të ditës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit