24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Sherifi: Iku dita kur Asociacioni mund të shkëmbehej me njohje, erdhi dita të ofrohet për KiE

- Advertisement -

Ish-deputeti i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka shkruar në lidhje me letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për draft të Asociacionit, në këmbim të Këshillit të Evropës.

Sipas Sherifit ka ikur dita kur Asociacioni mund të shkëmbehej me njohje reciproke, e anëtarësim të gjerë nëpër të gjitha organizatat ndërkombëtare e “Erdhi Dita”, që Asociacioni të ofrohet veç për KiE, bile që edhe ai s’është i sigurt.

Postimi i plotë:

IKU DITA kur asociacioni mund të shkëmbehej me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia që për pasojë me automatizëm Kosova do të pranohej në Këshillin e Evropës, do të njihej nga 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur. Me shumë gjasë edhe antarësim në OKB!

Tash ERDHI DITA kur themelimi i asociacionit po ofrohet vetëm për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe as kjo nuk është e sigurtë!

Të kesh mbi 50% të votave si askush më parë, dhe ta sjellësh Kosovën në këtë gjendje është më tepër se dështim!

Letërnojftimi i kësaj qeverie: 50% të votave për 100% dështim!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit