16.3 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Sherifi i NISMA-s zbulon: Limaj i tha Kurtit “jo për Qeveri, suksese ty”

- Advertisement -

Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate ka zbuluar prapaskenat e takimeve mes Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit, duke sqaruar arsyen pse nuk u arrit marrëveshje për bashkëqeverisje.

Në emisionin “Pressing”, Sherifi tha se Limaj i kishte bërë të qartë Kurtit që NISMA nuk ishte e interesuar për pjesëmarrje në Qeveri, por vetëm për bashkëpunim në Kuvend.

“Limaj i ka bë të qartë Kurtit që ‘jemi të gatshëm për partneritet në Kuvend por jo në Qeveri’. Pra, fakti që ti i thua jo partneritiet për qeveri, pak ka rëndësi çka ka mendu ai ‘jo një ministri, dy, tre’. Jo, nuk i ka ofruar, sepse Fatmiri nuk e ka lanë me fol fare, i ka thënë se nuk është i interesuar fare për këtë. Përderisa nuk ka bashkëbisedim rreth një teme, nuk mund ta quaj ofertë. Sepse oferta i jepet dikujt që është i gatshëm për të bisedu. Fatmiri vetë i ka sqaru, ka deklaruar që në dy-tri takime ia ka bërë të qartë se nuk është i interesuar. Kur Kurti ka thënë p’e pyes kryesinë (e VV-së), e ka pas fjalën për Kryetar Kuvend. Dhe, më nga ai moment, ai nuk i është lajmëruar Famtirit. “ – ka thënë Sherifi.

Sherifi tregoi se pas disa takimeve, Limaj kishte informuar Kryesinë e NISMA-s për bisedimet me Kurtin, dhe ishte marrë vendim unanim që partia të mos hyjë në Qeveri.

“Ka hy në seancë, dhe propozu Albulenën, dhe fare nuk e ka kontaktu më Limajn. Pas atij takimit të famshëm të fundit, një ditë para seancës, atë natë Limaj ftoi Kryesinë e Nismës. Dhe na ka informu për bisedën me Kurtin. Dhe aty është marrë vendim “Jo në Qeveri, vetëm partneritet për Kuvned”, dhe kjo është miratu. Dhe nga ai moment nuk ka ndryshim. Ka tentu Kurti të vendos kontakt me Limajn edhe pasi është zgjedh Dimal Basha. Zoti Limaj ka thënë që meqë nuk arritëm të konkretizojmë bashkëpunimin në parlament, ti nuk e ke pa të arsyeshme partneritetin në Kuvned, ju e dini mirë që nuk jam i interesuar për qeveri, ju uroj suksese mëtej. Ky është komunikimi i fundit që zoti Limaj ka pas me Kurtin.”

Të ngjashme

Të fundit