Lajme

Sherifi, Gashit: Mbaje mend, Kurti do ta zbatojë marrëveshjen pa nënshkrim; Vuçiqi ia ka gjujt krejt botën në shpinë

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Ish-deputeti i Nismës, Billall Sherifi, gjatë një debati të ashpër në Pressing me analistin e afërt me pushtetit Shkëlzen Gashi, ka thënë se “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia ka gjujt Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti krjet botën në shpinë që me zbatu marrëveshjen pa nënshkrim”, pasi Gashi insistonte që Kurti nuk do ta zbatojë Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe pa u nënshkruar marrëveshje.

“Mande në mend, ka me zbatu pa nënshkrim”, ka thënë Sherifi.

“Njëherë ky e ka pranu në parim. Tash, krejt bota ka konsensus që njëherë Asociacioni pastaj tjerat. Unë nuk e di qysh Albin Kurti ka me i ik kësaj; pos nëse ka me lanë postim e kryeministrit dhe me shku te shpija. Nuk po shoh që ka gatishmëri me shku të shpija”.

“Krejt bota iu ka lëshu në shpinë Kosovës, qeverisë, që njëherë Asociacioni pastaj tjerat. Qatë ditë që bëhet Asociacioni, që të miratohet ky Statut, kurrë më Serbinë në tavolinë s’un e sjellë. Sepse e vetmja gjë që e ka josh dhe e josh ka qenë Asociacioni. Nëse mundem si metafor, i ka bo disa topa të bore në një vend, si dordolec Asociacionin”, ka thënë Sherifi.

“Në obligimet që Kurti e ka shti shtetin, pak ka më rëndësi se kush ka me i zbatu; edhe Albin Kurti e di që kur tshkon ai vjen tjetri e zbaton; por p’i pëlqen pushteti vet e zbaton. Shenjat p’i shoh, i ka lëshu në terren servilët e tij për më arsyetu; deputetët e tij, duke thënë që kjo është mirë, është moderne, s’ka kompetenca ekzekutive”, tha ai.