9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sherifi: Aventurat e Kurtit përfunduan pa gjakderdhje por në dëm të Kosovës

- Advertisement -

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel. Sipas tij, Kurti po vazhdon ta manipulojë opinionin kinse nuk do ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin.

Sherifi theksoi se aventurat, siç i quajti ai, të kryeministrit Kurti, “përfunduan fatmirësisht pa gjakderdhje, por në dëm të Kosovës”.

“Kurti ka injoruar dhe besuar, ka menduar se ai mund të ec vetë, mund të merr hapa ku do të krijojë situatë pa bashkëinë ndërkobëtare, dhe siç e dini, ju e patë edhe ai nuk është mbinjeri. Dhe aventurat të cilat i ndërmori përfunduan fatmirësisht pa gjakderdhje, por në dëm të Kosovës. Sepse përcolli një mesazh të mosgatishmërisë të Qeverisë së Kosovës për të pasë ndjeshmëri ndaj situatave të cilat mund të shpërthejnë. Pra duke mos pasur gatishmëri të dëgjojë këshillat e aleatëve, sidomos të Shteteve të Bashkuara, nxiti një dyshim te aleatët se a mund t’i besohet Qeverive të Kosovës, kur nesër të tërhiqen të gjitha mekanizmat ndërkombëtar”, deklaroi ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Të hënën në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme.

Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit