0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak (Video)

- Advertisement -

Shërbyesve civilë në Kosovë është duke iu paguar shtesa për përvojën e punës përgjysmë më pak. Nga 0.5% sa do të duhej të paguheshin, ata po paguhen në vit për 0.25% për përvojë të punës. Njohës të drejtësisë thonë se në rast se të njëjtit ngrenë padi për këtë, në mënyrë retroaktive do të paguhen edhe për shtesat që kanë marrë më pak deri më tani. Mirëpo, sipas të njëjtëve, qeveria duhet të ndërmarrë hapa para se të paditet, për çka më pastaj vlerësohet se do të dëmtohet edhe buxheti i shtetit.

Mbi 84 mijë punonjës të sektorit publik në Kosovë janë duke u paguar më pak se që duhet për përvojën e punës.

Të njëjtit është dashur që të marrin shtesa për përvojën e punës në vlerë prej 0.5% në vit, por atyre shtesa është duke u dalë përgjysmë më pak.

Njëra prej tyre është edhe mësimdhënësja Vjollca Kastrati-Baxhuku, e cila ka 15 vjet që punon në institucione publike e private.

“Sigurisht që është shqetësuese, sepse është përvoja jonë, është puna jonë që e kemi bërë me vite të tëra për këtë vend, dhe mendoj se është e drejta jonë ta marrim atë pjesë që na takon” tha Vjollca Kastrati-Baxhuku, mësimdhënëse në SHFMU “Emin Duraku.

Shqetësime për këtë kanë ngritur edhe ata që përfaqësojnë shërbyesit publikë.

“Është shumë shqetësuese, edhe kërkoj që sa më parë të thirren sindikatat, të ulemi e të diskutojmë për këto probleme që janë shumë të mëdha për të punësuarit në Kosovë”, tha Atdhe Hykolli, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi sqaron shkeljet që po bëhen në raport me të drejtat e zyrtarëve publikë.

“Ka qindra mijëra shërbyes civil që nuk e marrin shtesën në 12 euro, ka dhjetëra-mijëra shërbyes që nuk e marrin shtesën prej 30 euro dhe ka mijëra shërbyes civil që nuk e marrin një shtesë në shumë 40 euro” , deklaroi Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Jakaj thotë se qeveria deri tani ua ka borxh shërbyesve civilë mbi 1 milion euro. Mirëpo sipas njohësve të drejtësisë, aktgjykimi i Kushtetueses është detyrues.

“Ligji ka specifikuar se të drejtat nga marrëdhënia e punës mund të kërkohen për tri vite. Tani kemi një situatë të konstatuar të bazes ligjore nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Këtu nuk do duhej të kishte nevojë për procedura gjyqësore, por pagesa vullnetare të plotësimit të detyrimeve ligjore” tha Florim Shefqeti, avokat.

As nga Qeveria e Kosovës e as nga Kuvendi nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit rreth kësaj çështjeje. Më 23 dhjetor të 2023-s, Gjykata Kushtetuese kishte shpallur të pavlefshme disa dispozita të Ligjit për Paga përfshirë këtu atë për përvojën e punës, për çka kishte urdhëruar Kuvendin që deri në gusht të këtij viti të nisë ndryshimet e nevojshme ligjore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit