12.2 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

Shënon Vojvoda, Como triumfon ndaj Veronas

- Advertisement -

Como e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas triumfoi 3:1 ndaj Veronas, në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit italian.

Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda, i cili realizoi golin e parë me fanellën e Comos.

Vojvoda shënoi në minutën e dytë shtesë për epilogun e këtij takimi.

Kjo fitore e dërgon Comon në kuotën e 16 pikëve në vendin e katërt, pesë më pak se Napoli e Roma që prijnë.

Në anën tjetër, Verona mbetet me pesë pikë në vendin e 17-të.

Të ngjashme

Të fundit