Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka hyrë në historinë e skuadrës spanjolle Mallorca.
Skuadra e Mallorcas ka realizuar golin e dytë ndaj Rayo Vallecano, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.
Muriqi shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 40-të, ndërsa ky ishte goli i 21-të në ligë këtë sezon, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.
Me këtë realizim, sulmuesi kosovar ka kaluar legjendën Samuel Eto’o, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas me gjithsej 55 gola






